4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Prokuroria të merret me BDI-në për ta parë se si i...

VLEN: Prokuroria të merret me BDI-në për ta parë se si i bleu aparatet e kazinove

Koalicioni VLEN para Prokurorisë ka kërkuar që ajo të reagojë mbi dyshimet e ngritura për korrupsion politik të drejtuar nga kuadro të BDI-së në Lotari.

Më poshtë edhe reagimi i plotë:

Ja ku janë faktet:

Sipas këtij Statusi Aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror më 4 gusht 2024, SH.A. Llotaria Shtetërore më 31 Mars 2023 nëpërmjet delegimit prej 51% në kapitalin aksionar, regjistroi një video lotari të dytë me emrin NOVO VLT me kapital bazë prej gati 10 milionë euro.
Si bartës i aktivitetit dhe bashkëpronar i NOVO VLT, figuron kompania Drushtvo për shërbimet HTL Makedonija DOOEL Shkup.

Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të NOVO VLT janë emëruar, dora e zgjatur e Artan Grubit dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami dhe bashkëpartiakët e tij nga BDI-ja, Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku.

Sipas kësaj marrëveshje korrnizë – Marrëveshje e Prokurimit Publik, e lidhur ndërmjet NOVO VLT dhe bashkëpronarit dhe themeluesit të HTL, më 13 qershor 2023 ose saktësisht 35 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, është planifikuar që në një periudhë prej dy vitesh të prokurohen 1600 terminale video lotarie me një vlerë totale prej gati 19 milionë euro.
Për të qenë edhe më të saktë, NOVO VLT, Bordi Mbikëqyrës i së cilës përfshin tre anëtarë të stafit të Artan Grubit, në periudhën paszgjedhore, atëherë kur dihej se BDI po shkonte në opozitë, nga kompani private, gjegjësisht nga themeluesi i dytë, ka prokuruar mijëra pajisje të kazinos, për një periudhë për dy vitet e ardhshme, me një vlerë totale prej gati 19 milionë euro.

Kërkojmë nga Prokuroria Publike të hetojë:

Cilat janë motivet e këtij prokurimi publik?

A është e vërtetë se në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes kornizë– marrëveshjes për prokurimit publik, çmimi i tregut për një terminal të videollotarisë ishte 3800 euro?
A është e vërtetë që çmimi individual për një terminal të videollotarisë, që është rënë dakord në marrëveshjen kornizë – marrëveshjes së prokurimit publik, është 10 mijë euro apo 6200 euro më i shtrenjtë se vlera e tij në treg?

A është e vërtetë që vlera totale e blerjes kushton 9 920 000 euro më tepër se vlera e tregut të terminaleve të videollotarisë?

Në xhepat e kujt do të përfundojë diferenca prej gati 10 milionë eurosh, vetëm nga ky tender?

Apo është rritur me vetëdije dhe qëllimisht vlera e makinerive të kazinosë për të vjedhur kapitalin bazë të nevojshëm, për të mundësuar hapjen e videollotarisë së re shtetërore?
Presim që Prokuroria Publike në afatin më të shkurt të mundshëm të hapë një lëndë dhe të ndërmarrë veprimet e duhura gjyqësore për zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me arsyet dhe dyshimet për korrupsion politik që kemi deklaruar sot.

Në të njëjtën kohë do të kërkojmë nga Agjencia e Inteligjencës Financiare që të investigojë lidhjet e mundshme të ish-zyrtarëve të BDI-së me persona të dyshimtë nga Serbia fqinje të lidhur me bizneset e kazinove.

VLEN është një garanci se drejtësia do të arrijë te të gjithë ata që kanë thyer ligjin, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo politike.

E vërteta për mëkatet e regjimit të BDI-së ende nuk është zbardhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments