0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiRekord falsifikimi i vajit të ullirit në Europë

Rekord falsifikimi i vajit të ullirit në Europë

Regjistrimet e mashtrimeve dhe falsifikimit të vajit të ullirit në Europë janë rritur ndjeshëm, pasi çmimi i “arit të lëngshëm” u rrit në nivele rekord. Bashkimi Europian raportoi një rritje të mprehtë të rasteve të vajit të ullirit të etiketuara gabimisht në tremujorin e parë të këtij viti, pasi presionet inflacioniste nxitën rritjen e artikujve ushqimorë kryesorë.

Kostoja e vajit të ullirit është më shumë se dyfishuar që nga viti 2018, me prodhimin e goditur nga moti ekstrem i shkaktuar nga kriza klimatike dhe faktorë të tjerë. Me rritjen e çmimit, u rrit edhe numri i ‘sinjalizimeve ndërkufitare të BE’, të cilat përfshijnë etiketime të gabuara, mashtrime të mundshme dhe raste që përfshijnë vaj të kontaminuar.

Vetëm 15 raste të tilla u regjistruan në tremujorin e parë të 2018, duke u rritur në 50 në tremujorin e parë të 2024, një rritje më shumë se trefish.

Megjithatë, rastet në fjalë janë vetëm ato që janë identifikuar dhe raportuar nga shtetet anëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë të BE-së dhe ekspertët thonë se madhësia e vërtetë e mashtrimit ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë. Lista përfshin vajra të kontaminuar me substanca të pamiratuara si pesticide dhe vajra minerale.

Nga 182 njoftimet për mashtrim dhe mospërputhje me rregullat e BE-së, nga fillimi i vitit 2023, 54 produkte përfshinin Italinë, 41 vinin nga Spanja dhe 39 nga Greqia. BE  prezantoi rregulla të reja të marketingut për vajin e ullirit, si dhe metodat e tij të analizës, në korrik 2022. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha se numri më i lartë i sinjalizimeve në sistem nuk tregon një përkeqësim të rrezikut për konsumatorët, por ishte dëshmi e bashkëpunimit më të mirë kundër mashtrim në zinxhirin agro-ushqimor.

Ngrohja globale ka çuar në një rënie të prodhimit të vajit të ullirit në vitet e fundit. Spanja, e cila prodhoi më shumë se gjysmën e vajit të ullirit në botë në 2018-19, është goditur nga thatësira e paprecedentë dhe valë të nxehti prej më shumë se 40 gradë Celsius. Si rezultat, çmimet janë rritur në nivele rekord.

Sipas SCAN TV

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments