11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e...

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDInë si organizatë politike.

 Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj.

 Gjatë muajit të kaluar, jemi përballur me kërcënime të shumta për jetët e deputetëve dhe eksponentëve tanë partiak, përveç shpifjeve të rreme të përditshme. Këto veprime janë përpjekje të qarta nga qeveria për të devijuar vëmendjen e publikut nga dështimet e saj katastrofike dhe për të frikësuar qytetarin shqiptar, i cili me të drejtë është i indinjuar nga degradimi i shpejtë i pozitës së tij që prej formimit të kësaj qeverie.

Eshtë një përpjekje e hapur për hakmarrje politike ndaj partisë që institucionalizoi dinjitetin e popullit shqiptarë në këtë vend dhe për të heshtur zërin e popullit shqiptar duke e rikthyer shtetin e kapur.

 Është e qartë se qeveria me legjitimitet monoetnik tenton për të mbuluar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj duke sulmuar kundërshtarët politikë.

 Qëndrojmë të vendosur dhe nuk do të trembemi nga këto taktika frikacake. BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

 U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë të smos bijnë pre përmes këtyre veprimeve keqdashëse dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër masave shtypëse të kësaj qeverie.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe mediave e shoqëriaë civile të monitorojnë nga afër këto zhvillime dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj.

 Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi, barazi dhe vendin e duhur të popullit shqiptar në shoqërinë tone dhe shtetin tone të përbashkët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments