7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / Reflekse të ditës -KLASA POLITIKE VENDËSE DHE...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / Reflekse të ditës -KLASA POLITIKE VENDËSE DHE MISIONI RUSOMADH NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE …

Reflekse të ditës

Faktori politik shqiptar në Maqedoninë Veriore, as i pozitës aktuale, që pretendon ta sjell ndryshimin përmes konceptit të VMRO-së mbi shtetin, as i opozitës, që pretendon ta ndryshojë gjendjen e shqiptarëve pas qëndrimit në pushtet mbi 22 vjet me radhë, përmes ndarjes së re territoriale-administrative dhe regjionalizimit, përderisa në vazhdimësi u kanë shërbyer planeve armiqësore për përgjysmimin e numrit të shqiptarëve dhe boshatisjes së trojeve etnike në këtë shtet.

Vendosja e shqiptarëve para alternativës: nga FRIKA E GJARPRIT (korrupsioni dhe krimi i organizuar i pushtetit të mëparshëm) t’i thonë GOMARIT DAJË (kinse për shpëtimin e vendit nga VMRO-ja me borxhin prej 1 miliardë dollarësh nga paratë e oligarkëve Rusë në bankat Kineze, përmes sivëllait të Putinit, kryeministrit hungarez Orban), është plani më i rrezikshëm që ia lidh duart faktorit politik shqiptar në Maqedoni edhe për disa dekada të ardhshme.

Dhe, mos harroni se, nuk vendosin për luftën ushtarët në vijën e frontit, por krerët e shteteve përmes marrëveshjeve të fshehta, edhe kundër interesave të vendit dhe popullit të tyre.

Historia është mësuesja e jetës, jo propaganda e pushtetit dhe e partive politike!

(28. 7. 2024)

* * *

KLASA POLITIKE VENDËSE DHE MISIONI RUSOMADH NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE

Nga 8 milion banorë shqiptarë, sa ka pasur deri në vitin 1990 në trojet etnike shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri, në tri dekadat e fundit, klasa politike shqiptare, pa platformë kombëtare dhe pa vizion për mbrojtjen e qenies kombëtare, ka lejuar (mundësuar) ta braktisin vendin afër gjysma e popullsisë shqiptare.

Vetëm nga Republika e Maqedonisë, sipas të dhënave janë larguar mbi 800 mijë banorë vendës, prej të cilëve pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë.

A ka shërbim më të keq ndaj vendit dhe kombit se ky?!

(27. 7. 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments