Shkencë dhe Art bëhet vetëm me mbështetjen e shtetit dhe institucioneve të saj, ndryshe siç po proklamojnë humbësit – e njëjta mund ti ngjajë vetëm një ndërmarrjeje publike. Kështu ish-deputeti i BDI-së, Arbër Ademi e komenton iniciativën e koalicionit VLEN për themelimin e një Akademie shqiptare, por që do të financohet nga komunat.
Ky nënçmin dhe vasalitet i pashoq, shkruan Ademi, nuk e besoj t’i ketë shkuar ndërmend edhe VMRO-së, edhe pse kjo e fundit kërkon që shqiptarët t’i largojë edhe nga Akademia dhe çdo institucion shtetëror.
“Kjo ndodhë kur nuk guxon ta përmendësh Kombëtaren Shqiptare, kur të hiqet flamuri nga zyret dhe kur nuk guxon ta përmendësh as Shqipërinë dhe as Kosovën”, shkruan Ademi, transmeton gazeta KOHA.
Statusi i plotë i Arbër Ademit:
Në kohën kur i merret e drejta mbi 7000 familjeve shqiptare të jenë pjesë e administratës publike, koalicioni i VMRO-së, ВРЕДИ del e jep sihariqin e madh – iniciativën për themelimin e Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art, por që do të financohet nga komunat!
Po, e thanë me gojën e tyre – kjo Akademi do të financohet nga komunat, ndërsa se cili institucion (komunë) do ta regjistrojë, vetëm mendja e të humburve e dinë!
Ky nënçmin dhe vasalitet i pashoq nuk e besoj t’i ketë shkuar ndërmend edhe VMRO-së, edhe pse kjo e fundit kërkon që shqiptarët t’i largojë edhe nga Akademia dhe çdo institucion shtetëror.
Kjo ndodhë kur nuk guxon ta përmendësh Kombëtaren Shqiptare, kur të hiqet flamuri nga zyret dhe kur nuk guxon ta përmendësh as Shqipërinë dhe as Kosovën.
Shkencë dhe Art bëhet vetëm me mbështetjen e shtetit dhe institucioneve të saj, ndryshe siç po proklamojnë humbësit – e njëjta mund ti ngjajë vetëm një ndërmarrjeje publike.
P.S. Bile ta kishin sjellë një shembull ku ndonjë Akademi Shkenore financohet nga komunat!