10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Pushteti i kaluar u fut borxh 550 milionë euro për ndërtimin...

Mickoski: Pushteti i kaluar u fut borxh 550 milionë euro për ndërtimin e një hekurudhe që përfundon në tunel pa dalje

Kryeminsitri Hristijan Mickoski, si mysafir në emisionin Top Temë në TV Telma, iu referua mjeteve nga Bashkimi Evropian që janë paraparë për Maqedoninë në planin e rritjes dhe theksoi se Ministrat Murtezani, Mucunski, Bozhinovska, Andonovski, Kochovska Dimitrievska dhe Nikolloski e përfunduan dosjen e vendit për dy javë, gjë që qeveria e kaluar nuk e bëri për dy vjet.

“Kishim një problem me disa nga angazhimet që e dinim se nuk mund t’i përmbushnim. Dosja jonë është mbyllur dhe tani presim miratimin nga Komisioni Evropian, sepse disa nga projektet që janë ndërmarrë nga qeveria e mëparshme, nuk mendoj të vazhdoj t’i zbatoj. Si kryeministër i kësaj qeverie, nuk më shkon në mendje të shpenzoj 550 milionë euro për një hekurudhë që përfundon në rrugë pa krye në një gjysmë tunel, pa të ardhme të parashikueshme pasi do të jetë më tej në Detin e Zi, mbi bazën të një fidiku të kuq, që do të thotë se dënimet mund të arrijnë deri në 750 milionë euro – theksoi kryeministri Mickoski.

Kërkoj që ato para t’i shpenzojmë për modernizimin e trasesë në korridorin 10 dhe trenat të lëvizin me 100 km në orë në vend të 30 km në orë dhe që në vend që buxheti i ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura të zvogëlohet tre herë, mund të rritet tri herë dhe në vend të kësaj pas dy vitesh për herë të parë do të kemi një lokomotivë operative, do të blejmë 5 të reja dhe do të kemi më shumë kompozitr të vagonëve që do të kalojnë nëpër vend – tha Mickoski dhe shtoi se pret që interkonektori me Greqinë të financohet me fonde të tilla në vend që të kërkojë ritenderim apo zgjatje sepse mund të rrisë vetëm çmimin e kostos

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments