4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ “Pritet rritje e vlerës së pronave në zonë”, Rama ndan pamje...

VIDEO/ “Pritet rritje e vlerës së pronave në zonë”, Rama ndan pamje nga “Unaza e Madhe”, ja në çfarë faze janë punimet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna në kantierin Unazës së Madhe të Tiranë, ndërsa ka njoftuar se në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit. Rama shkruan se ky projekt, është i një rëndësie të veçantë për qytetin pasi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë ai shtoi se një projekt i tillë do të ketë ndikimin e tij edhe në ekonomi, me rritjen e vlerës së pronave në këtë zonë.

Postimi:

Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranë, ku aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.

Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments