4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Profesor të edukatës fizike dhe doktor i kineziologjisë Mickoski e propozon...

“Profesor të edukatës fizike dhe doktor i kineziologjisë Mickoski e propozon për zëvendësministër në MPB, a do të punësohet ndoshta për fizioterapeutist”, pyet LSDM.

“Hristijan Mickoski në vend që të freskojë stafin dhe të punësojë njerëz kompetentë, siç u ka premtuar qytetarëve, në pozitat e zëvendësministrave dhe drejtorëve po emëron kuadro të papërshtatshëm. Nevojat e tij partiake, dëshirat dhe orekset e partnerëve të koalicionit Mickoski i vendosi para nevojave të qytetarëve dhe kuadrove të përzgjedhura që do të pyesin se ku janë në vendet e tyre të punës”, thonë nga LSDM.

“Profesor i edukatës fizike dhe doktor i kineziologjisë Mickoski e propozon për zëvendësministër në MPB. Pyetja është nëse ai do të punësohet ndoshta si fizioterapetuist i policëve apo trajner.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, Mickoski propozon ekonomist me përvojë në fushën e marketingut. Ai mund të promovojë ushtrinë në mediat sociale.

Elfet Ismaili ka përvojë në Fondin për rrugë kryesore dhe regjionale dhe në Postën e Maqedonisë si bashkëpunëtor marketingu.

Zëvendësministri në Ministrinë e Sportit, Mickoski propozon të diplomuarin për informatikë, Seyfie Sadik.

Si do t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve këto zgjidhje joadekuate të personelit?

Në asnjë mënyrë.

Mickoski nuk i propozon fare të punojnë për qytetarët, por të punojnë për agjendën partiake të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të tyre në koalicion.

Shtyrja e partizanizmit në këtë mënyrë tregon se VMRO-DPMNE nuk ka asnjë sistem meritash dhe as nuk kujdeset për nevojat e qytetarëve”, tha LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments