6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI këmbëngul për ligj ku përfshihet “Fituesi me fituesin”.

BDI këmbëngul për ligj ku përfshihet “Fituesi me fituesin”.

BDI paralajmëroi se do të dorëzojnë në Kuvend një draft që do të jetë hapi i parë për të krijuar bazw ligjore pwr marrëveshjen “ fituesi me fituesin”, sipas tyre, hap i nevojshwm pwr mbrojtur legjitimitetin etnik dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Fronti Evropian e sheh si hap të domosdoshëm krijimin e një drafti që do të mundësojë që marrëveshja “fituesi me fituesin” të jetë e garantuar edhe ligjërisht. Blerim Bexheti, kryetari i grupit parlamentarë të  këtij koalicioni, tha se Marrëveshja e Ohrit po shkelet për herë të dytë përmes mosrespektimit të legjitimiteti etnik dhe kjo, sipas tij, ka bërë që qytetarët të jenë të përcaktuar për ta luftuar në mënyrë demokratike.

“Edhe pse  në të Drejtën Zakonore që ekziston në gjithë botën shumë gjëra nuk janë të shkruara, por respektohen. Pasi që këtu shohim tendencë qoftë nga koalicioni VMRO-DPMNE-së, qoftë nga koalicioni “VREDI”,  ne jemi tani të detyruar që t’i prijmë kësaj revolte të shqiptarëve, bashkarisht me çdo shqiptarë me çdo qytretarë që këtë çështje edhe në aspektin normative kushtetues ligjor që ta rregullojmë”, deklaroi Blerim Bexheti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments