2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski i kundërpërgjigjet ambasadores së SHBA-së për deklaratën e saj se Qeveria...

Mickoski i kundërpërgjigjet ambasadores së SHBA-së për deklaratën e saj se Qeveria e re ka njerëz nën kualifikimet e duhura(video)

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler në intervistë për Alsat ka drejtuar kritika ndaj kabinetit të ri Qeveritar duke theksuar se ka njerëz nën kualifikimet e duhura, shkruan Alsat.

Por sipas saj kjo nuk është as Qeveria e parë dhe as e fundit që ka njerëz të tillë në përbërjen e saj.

Aggeler thotë se nga takimet e deritanishme ka fituar besimin se bashkëpunimi dhe cilësia do të ngritën në nivelet e duhura.

“Mendoj se kjo nuk është Qeveria e parë ku kemi parë ministra apo të tjerë në poste për të cilat ndoshta janë nën kualifikimet e duhura dhe as nuk do të jetë e fundit. Por kam shumë besim, bazuar në takimet dhe bisedat e mia të deritanishme, se marrëdhënia thjesht do të vazhdojë të rritet. Dhe unë pres për këtë”, tha Angela Price Aggeler, Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pajtohet me konstatimin e Aggelerit. Ai thotë se është i kënaqur me punën e kabinetit qeveritar dhe se gjyqin ndaj efikasitetit të ekzekutivit e bëjnë qytetarët dhe jo dikush tjetër.

“Unë jam i kënaqur për këto tre javë nga puna e njerëzve që janë pjesë e kabinetit qeveritar. Do ta shohim në të ardhmen. Qytetarët janë ata të cilët na gjykojnë në zgjedhje. As ne politikanët dhe as dikush tjetër në këtë rast nuk mund të bën gjyqin. Qytetarët në zgjedhje tregojnë nëse dikush e bën punën si duhet ose jo”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Deklarata e ambasadores Aggeler vjen vetëm tre javë pasi u formua Qeveria e re. Ndërkohë kritika ndaj pushtetit ka adresuar edhe opozita, por shumica parlamentare ka kërkuar durim dhe respektim të kushtit bazë të demokracisë, Qeverisjen në 100 ditët e para./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments