Kryetari i Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi – Zejd, gjatë ditës së sotme në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë ka realizuar takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan. Në këtë takim mes tjerash është biseduar për akutalitetin politik në Maqedoninë e Veriut.
“Në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, realizuam një takim me ministrin dr. Hakan Fidan, me të cilin biseduam për gjendjen aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për rëndësinë strategjike të miqësisë shqiptaro – turke, kjo pasiqë roli i Turqisë në Ballkan, si anëtare e NATO-së, por edhe në drejtim të zhvillimit ekonomik, është me rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e paqes dhe kontributit në drejtim të zhvillimit të vendeve të Ballkanit Perendimor.
Poashtu, në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes POPULLI, shpreha solidarizimin tonë përkitazi me ditën përkujtimore – “15 korrik”, ditën e shkeljes së demokracisë, por edhe të vetëflijimit të popullit turk për mbrojtjen e vlerave të arritura qytetëruese” – ka shkruar pas këtij takimi kryetari i Lëvizjes “Populli”, Zejd – Rexhepi./