10 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeBlendi Hodai: Universiteti i Tetovës është i vetmi në rajon që është...

Blendi Hodai: Universiteti i Tetovës është i vetmi në rajon që është ndërtuar me sakrificë por lulëzon nepotizmi dhe korrupsioni, është shkatërruar totalisht

Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime në Arsim sonte në Click Plus në TV21, tha se Universiteti i Tetovës është i vetmi në rajon që është ndërtuar me sacrificë. Hodai shtoi se në UT lulëzon nepotizmi dhe korrupsioni dhe se është shkatërruar totalisht.

“Shqiptarët e bënë një Universitet që kishte përmasat të jetë Universitet tepër i rëndësishëm në Rajon për shqiptarët, për avancimin e arsimit shqip. E bënë arsimin me nivelin ma te keq të mundshëm, ku lulëzon korrupsioni, lulëzon nepotizmi në Universitetin e Tetovës, lulëzon gjithçka që nuk është pozitive. Dhe këtë nuk e ka bërë ndonjë Stanisha ose ndonjë Nikolla këtë e kemi bërë ne si shqiptarë, ata aty që kanë qenë si udhëheqës të Universitetit. E kemi pru gjendjen që të gjithë studentët të kërkojnë të studiojnë në universitete tjera për shkak se e kanë shaktërruar. UT është i vetmi universitet në Rajon që është krijuar me sakrificë”, tha Blendi Hodai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments