Ambasadori evropian David Geer kujtoi se sundimi i ligjit është çelësi për hyrjen në Bashkimin Evropian.
Kjo vjen pasi më herët kryeministri Hristijan Mickoski tha se është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit, duke aluduar në komentet e ambasadorëve për të ardhmen e Këshillit Gjyqësor.Kryeministri ngriti çështje të rëndësishme dhe këtu jemi dakord për nevojën e reformave në shtetin e së drejtës dhe kjo është thelbësore për rrugën evropiane të vendit. Natyrisht, ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kryeministrin, me Qeverinë për të diskutuar mënyrat më të mira për të ecur përpara, si dhe pjesët e tjera të sistemit. Presim që të vazhdojmë me një marrëdhënie konstruktive, sepse ndajmë të njëjtin synim – t’i bashkohemi vendit sa më shpejt në Bashkimin Evropian”, tha Gir.