Më datë 04.07.2024 në ora 12:00 në SPB-Tetovë, M.B.(58)
nga Tetova, ka raportuar se në një puntori në Tetovë, pas një
zënke verbaale lidhur me borxhin për kryerje të shërbimit, ka qenë
e sulmuar fizikisht nga një grua me iniciale H.H. nga Tetova, e cila
gjatë sulmit kishte përdorur çantën e saj në të cilën kishte një
send të fortë, kurse bashkëshorti i saj I.H. e kishte penguar që të
largohej nga puntorija . Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit dhe do të vijojë parashtrimi përkatës.
……
Më datë 04.07.2024 në ora 14:00 në SPB-Tetovë,
personi A.A (54) nga Urviçi i Tetovës ka raportuar se në zyrën e
noterit në Tetovë është sulmuar fizikisht nga N.I. nga Tetova, me
të cilin është dashur të lidhin kontratë dhe i njëjti gjatë sulmit ka
përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për
zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe do të vijojë parashtrimi
përkatës.
……
Më datë 04.07.2024 në ora 10:55 në rrugën ,,Borçe
Jovanoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë
ndaluar personat A.D.(56) nga Gostivari, ndërsa në ora 11:20 në
rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar kanë ndaluar personin
H.S.(36) Sedllareva e Tetovës, për arsye se lypnin lëmoshë. Pas
dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të vijojnë parashtresat
përkatëse.
……
Më datë 04.07.2024 rreth orës 21:10 në rrugën rajonale
Tetovë – fsh. Vollkovi, më saktë në Bërvenicë të Tetovës, ka
ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës ,,Opel Astra” me
targa të Tetovës, e drejtuar nga B.S (43) nga Prelubishti i Tetovës
dhe një biçikletë e drejtuar nga 58-vjeçarja R.R. nga Tetova. Në
aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar R.R., të cilat janë
konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në
vendngjarje e ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.
Dje (4 korrik) nga ora 17:00 deri në ora 23:00 në zonën e
SPB-Tetovës është kryer aksion i përgjithshëm kontrollues në
komunikacion. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar
gjithsej 74 shkelje (TE-33 dhe GV-41), nga të cilat 41 (GV) kanë
tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar, përkatësisht 34 jashtë
vendbanimit dhe 7 brenda vendbanimit, 25 vetura (TE) kanë qenë
të parkuara gabimisht ose në mënyrë të paligjshme, nga të cilat 7
janë marrë nga mjeti special “merimangë”, një automjet (TE) ka
pasur defekte teknike, 2 automjete (TE) me leje qarkullimi të
skaduar dhe 2 drejtues (TE) për drejtimin e mjetit pa kaluar testin
e Patent shoferit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 15 lloje
të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-2).
SPB Tetovë apelon edhe njëherë pjesmerrësit në
trafik që t’i respektojnë rregullat, rregulloret dhe kufizimet e
komunikacionit, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të
rrugës, të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të
automjeteve, veçanërisht të frenave dhe pajisjeve drejtuese, por
edhe në sinjalizimin e dritës, gomat dhe sistemet e tjera. Në këtë
mënyrë, ata do të kontribuojnë më drejtpërdrejt në sigurinë e tyre
dhe për sigurinë e përdoruesve të tjerë të trafikut.
……