Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut të Shqipërisë.
Është hapur zyrtarisht sot për qarkullim tuneli i Llogarasë. Tuneli është hapur paraditen e sotme përmes një ceremonie inaugurimi ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.
Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut të Shqipërisë.
Tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet tarifa 5 euro.Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.