VLEN ka përgënjeshtruar reagimet e Frontit Europian për mosemërimin e drejtorëve shqiptarë në shëndetësi, përcjell TV21.
Thonë se “BDI-së dhe patericave të tyre që po i dëgjohet piskama në këtë periudhë të tranzicionit të pushtetit të tyre 20 vjeçarë e më shumë”.
Siç bëhet e ditur nga VLEN, koalicioni shqiptar në Qeveri do të ketë dhjetëra drejtori në shëndetësi, përfshirë klinikat universitare, institucione dhe spitale shëndetësore, por edhe shtëpi të shëndetit publik.
Sipas asaj që deri më tani është dakorduar nën drejtimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, VLEN do të ketë këto drejtori:
Klinika Universitare e Kardiologjisë – Shkup
Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup.Klinika universitare e Urologjisë – Shkup
Klinika universitare e Nevrologjisë – Shkup
Klinika për Kirurgji Digestive – Shkup
Instituti Universitar për Radiologji – Shkup
Klinika për Gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” Shkup
Spitali i specializuar apo klinika për geriatri “13 Nëntori” Shkup
Spitali Psikiatrik Shkup
Institucioni publik për nevojat dhe shërbimet e klinikave universitare, Entin dhe Qendrën Emergjente – Shkup
Qendra e Shëndetit Publik – Shkup
Qendra e Shëndetit Publik – Kumanovë
Drejtoria për ilaçeve dhe pajisje mjekësore – MALMED
Klinika e Tetovës
Spitali i specializuar i nefrologjisë në Strugë
Spitali i përgjithshëm – Dibër
Spitali “Ferid Murad” në Gostivar
Instituti për Mjekësi Transfuzionale – Shkup
Instituti për mjekësinë e punës në Shkup
Shtëpia e Shëndetit Publik – Qendrore Shkup
Shtëpia e Shëndetit Publik – Tetovë
Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë
Shtëpia e Shëndetit – Kërçovë
Shtëpia e Shëndetit – Gostivar
Shtëpia e shëndetit – Strugë
Shtëpia e Shëndetit – Likovë
Ditëve në vijim pritet edhe emërimi i këtyre drejtorëve nga ministri i shëndetësisë, Arben Taravari./TV21