0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKu po shkojnë paratë e lokes 110-vjeçare? Mjekët kanë konstatuar se i...

Ku po shkojnë paratë e lokes 110-vjeçare? Mjekët kanë konstatuar se i takojnë, Qendra Sociale ia ndali

Edhe pse 110 vjeçe, Fekrije Loku nga Tetova tash e dy vjet nuk e merr kompensimin për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër. Për shkak të moshës, Fekrija nuk mban mend shumë, por tregon se pa përkujdesjen e djalit, nuk mund të bëjë asgjë.

Fekrija dy vite me radhë e ka shfrytëzuar të drejtën për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, por pas dy vitesh i vjen një vendim nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale se kjo e drejtë nuk i takon. I biri Rahim Loku thotë se kërkesa për të vazhduar përkujdesjen i është refuzuar me një vendim që i ka arritur ditë më parë.

Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Tetovë, heq përgjegjësinë nga vetja duke thënë se vendimin e sjellin pasi të kenë marrë mendime nga komisioni i mjekëve.

Por TV21 arriti të sigurojë dokumentacionin e komisionit të mjekëve. Në bazë të këtij dokumentacioni  më datë 19 prill 2023 mjekët kanë konstatuar se edhe për dy vite, pra deri në vitin 2025, Fekrije Lokut i takon e drejta për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, ndërsa brenda këtyre viteve nuk duhet të paraqitet as edhe për ndonjë kontroll. Kjo lë të nënkuptohet se mjekët kanë dhënë dritë jeshile që Fetije Lokut i takojnë para, por ajo dhe i biri thonë se paratë nuk i marrin.  Gjatë ditëve në vazhdim do ta ndjekim këtë rast për të parë se ku janë duke përfunduar të hollat e lokes 110 vjeçare?!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments