3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri Nikoloski i raportoi Janevit për krime të mundshme në dy ndërmarrje,N.P...

Ministri Nikoloski i raportoi Janevit për krime të mundshme në dy ndërmarrje,N.P Infrastruktura Hekurudhore dhe N. P për Rrugët Shtetërore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, ka njoftuar se te drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, ka raportuar për krime të mundshme në ndërmarrjet publike Infrastruktura Hekurudhore dhe Rrugët Shtetërore.

“Sot në Ministrinë e Transportit u takova me Aleksandar Janev, drejtor i Byrosë për Siguri Publike në MPB, dhe një pjesë të ekipit të tij që punon në rastet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në takimin e sotëm diskutuam dëshmitë e krimit të kryer dhe shpenzimet e papërgjegjshme të parave në kuadër të JP Infrastruktura Hekurudhore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Këto të dhëna dolën nga raporti për investime kapitale të Entit Shtetëror për Revizion, ndërsa në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen edhe raste dhe aktivitete tjera në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe institucioneve që janë nën juridiksionin e saj”, tha Nikoloski.

Ministri shtoi se “e gjithë çështja dhe të gjitha krimet e mundshme do të hetohen”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments