3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDrejtoresha e INSAT-it shqiptar Elsa Duli, hodhi poshtë akuzat për manipulime me...

Drejtoresha e INSAT-it shqiptar Elsa Duli, hodhi poshtë akuzat për manipulime me rezultatet e censusit

Pas një sërë reagimesh rreth rezultateve të regjistrimit të popullsisë dhe familjeve që u krye në Shqipëri në vitin 2023, ka reaguar drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Duli, e cila pretendon se procesi i regjistrimit ka qenë transparent dhe i kryer me profesionalizëm.

Ai thotë se merr përgjegjësi të plotë për saktësinë e rezultateve sepse regjistrimi “prodhoi statistika të sakta të popullsisë dhe familjeve, në përputhje me rekomandimet dhe standardet e reja ndërkombëtare.”

Ajo hodhi poshtë edhe akuzat për zvarritjen e shpalljes së rezultateve, e cila sipas opozitës ka për qëllim manipulimin e shifrave.

Rezultatet e regjistrimit për numrin, në baza etnike, nuk i njohin as partia dhe shoqatat e maqedonasve, si dhe grekët, të cilët më tej kontestojnë të dhënat për përkatësinë fetare dhe konsiderojnë se popullsia ortodokse është më e madhe se që është treguar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments