3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArjanit Hoxha: Si ka mundësi që Dimitrievskit të mos i pengojë flamuri...

Arjanit Hoxha: Si ka mundësi që Dimitrievskit të mos i pengojë flamuri i Jugosllavisë, dhe t’i pengojë flamuri shqiptar që është i rregulluar edhe me ligj?

Arjanit Hoxha nga Fronti Europian ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Maksim Dimitrievskit nga ZNAM, i cili dyke komentuar flamurin shqiptar në mbledhjen koordinuese të ministrave të VLEN në qeveri, tha se nëse vazhdohet kështu, do të dalë nga qeveria, përcjell TV21. Hoxha në një fotografi ku shihet Dimitrievski me flamur të ish-Jugosllavisë, pyet liderin e ZNAM, se si ka mundësi të mos i pengojë ky flamur, e ti pengojë ai shqiptar.

“Se kjo shumicë qeverisëse funksionon mbi bazën e vazalitetit të humbësve te blloku shqiptar ndaj shefave të tyre të VMRO-ZNAM dëshmon edhe deklarata e Maksim Dimitrievskit i cili “qortoi” vazalët e tij të VLEN se nuk guxojnë të përdorin flamurin shqiptar në zyrat e Qeverisë. Këtë postim nuk e kam për të dëshmuar se sa të dobët janë vazalët e VLEN por për të pyetur partnerin e tyre të koalicionit Maksim Dimitrievski, se si ka mundësi që mos i pengon flamuri i Jugosllavisë që nuk egiziston më dhe i pengon flamuri shqiptar i cili është i rregulluar edhe me ligj për përdorimin në kuadër të Maqedonisë së Veriut? A duhet ende dëshmi se kjo shumicë ka gjetur partner të dëgjueshëm te shqiptarët që po i ndryshojnë edhe kahjen e orientimit strategjik të vendit, kur kjo u dëshua edhe dje ku gjitha forcat pro perëndimore votun pro rezolutës së Lituanisë kundër ligjeve anti-demokratike të miratuara nga shteti i Gjorgjisë, ndërsa për herë të parë Maqedonia e Veriut rradhitet me votën kundër së bashku me Serbinë!”, shkruan Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments