4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDimitrievski: Dalim nga qeveria nëse ministrat e VLEN-it e vendosin flamurin shqiptar...

Dimitrievski: Dalim nga qeveria nëse ministrat e VLEN-it e vendosin flamurin shqiptar përsëri në Qeveri

Kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare.
Dimitrievski ka reaguar pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti.
“Ky është ai narrativi BDI që vazhdon në kontinuitet. Nëse vazhdon qasja e tillë nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, ka thënë Dimitrievski për Kanal5, përcjell SHENJA.
Në fotografitë e takimit shihet se janë të vendosur tre flamuj, ai i Maqedonisë, flamuri shqiptarë dhe i BE-së.

https://shenja.tv/dimitrievski-dalim-nga-qeveria-nese-ministrat-e-vlen-it-e-vendosin-flamurin-shqiptar-perseri-ne-qeveri/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments