4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari: Nga viti i ardhshëm nuk duhet të ketë specializime private

Arben Taravari: Nga viti i ardhshëm nuk duhet të ketë specializime private

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se nga viti i ardhshëm nuk duhet të ketë specializime private pasi siç bëri të ditur, Maqedonia është i vetmi vend që ka specializim privat.

Taravari tha se do të këtë një takim me specializantët dhe do të mundohen të gjejnë një zgjidhje ku të dy palët janë të këmaqur.

“Brenda javës besoj se do të kem një takim me specializantët privat sepse askund në botë nuk ka specializime private. Unë besoj që të merremi vesh, t’i dëgjoj edhe ata se çfarë kërkojnë, tu japim vendime pune dhe prej vitit tjetër mos të këtë specializime private sepse jemi shteti i vetëm me specializime private, më ndërkohë kemi deficit të madh të kuadrit. Mund ta shfrytëzojmë rastin që të dy anët të jenë të kënaqura, edhe mjekët të punësohen dhe të marrin vendim edhe shteti t’i mbulojë disa zbrazëtira që i ka në disa spitale”, tha Taravari.

Taravari njoftoi se dalëngadalë po gjendet zgjidhje për problemin me sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinik

“Tashmë është shpallur tender për kompresorët që nuk punojnë. Koha maksimale deri në të cilën ato duhet të riparohen dhe të përfundojnë dhe të kthehen në funksionim shpresoj të jetë fundi i dhjetorit. Ndërkohë do të insistojmë që sa më shpejt të funksionojnë sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike”, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili pati një takim me gazetarët.

Taravari ndër të tjera në takimin me gazetarët bëri të ditur se maksimumi pas dy javësh do të ketë listë të re pozitive, si dhe modernizim të shëndetit publik, ekipe mobile që qytetarët të raportojnë drejtpërdrejt problemet në shëndetësi, negociata me mjekët për punë në periferi etj.

Taravari sot para gazetarëve iu përgjigj edhe deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit i cili pyeti koalicionin VLEN se mos oreksi për pushtet i shtyu që të gabojnë.

Taravari tha se oreks për pushtet ka pasur vet Ali Ahmeti pasi ka qëndruar për 22 vite në pushtet, ndërkohë që uroi që të jenë opozitë konstruktive dhe siç tha, do të maten në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments