5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Nëse ndahemi nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, do të...

Ali Ahmeti: Nëse ndahemi nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, do të jenë dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet, nuk ka legjitimitet etnik, tha dje para seancës së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Kreu i BDI-së përsëriti akuzat ndaj VMRO-DPMNE-së dhe presidentit Hristijan Mickoski se nuk e respektojnë legjitimitetin e votuesve shqiptarë.

  • Ne nuk e kontestojmë qëndrimin e VMRO-së, legjitimitetin e tyre. Ne kontestojmë dhe do të demonstrojmë pakënaqësinë dhe revoltën tonë lidhur me vendimin e tyre të padrejtë në drejtim të mospërfilljes së legjitimitetit të arritur nga BDI dhe Fronti Evropian. Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet, nuk ka legjitimitet etnik. Ne do të bëjmë punën tonë për t’i shpjeguar opinionit maqedonas dhe shqiptar se ky vend ka të ardhme dhe perspektivë vetëm duke respektuar votën e lirë, legjitimitetin dhe ne i kemi fituar këto zgjedhje, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, vendimet e Mickoskit nuk ishin të drejta dhe tha se shteti nuk ka politika të qëndrueshme me fqinjët, si me grekët ashtu edhe me bullgarët.

“Ne kemi qenë shumë të hapur dhe të ndershëm, ndryshimi i Kushtetutës është i domosdoshëm, sepse prej tij përfitojnë të gjithë qytetarët në drejtim të përshpejtimit të rrugës sonë drejt BE-së. Çdo ndalesë në këtë drejtim do të ketë një çmim shumë të lartë, pasi atë çmim e kemi paguar me palën greke, mund të paguajmë një çmim të lartë edhe me palën bullgare. Por këtu çmimi mund të jetë edhe më i lartë, krahasuar me atë të palës greke. Numri i qytetarëve me nënshtetësi bullgare po rritet çdo ditë. Ka mundësi që paketa e anëtarësimit në BE, nëse nuk ndërmarrim hapat e nevojshëm, ajo paketë të modifikohet, Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe të qëndrojmë prapa dhe Shqipëria të bëhet një anëtare, dhe ne një shtet me dy kombe që kanë dy shtetësi të ndryshme. Me shtetësinë bullgare dhe shqiptare, pra, këto kalkulime duhet të mendohen gjatë para se të flitet dhe të veprohet, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments