3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / HISTORIA E VENDEVE DHE POPUJVE TË BALLKANIT,...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / HISTORIA E VENDEVE DHE POPUJVE TË BALLKANIT, SIÇ E KEMI MËSUAR DERI MË SOT, NUK ËSHTË SHKRUAR MBI BAZA SHKENCORE, POR ËSHTË FRYMËZUAR NGA PROPAGANDA RUSOMADHE

(Histianët dhe studiuesit më të shquar bullgarë të kohës së re kanë thënë se: “Jo Rakovski, siç kanë besuar historianët deri më sot, por Pjetër Bogdani është ideologu i lëvizjes nacionalçlirimtare bullgare. Ai ishte i pari që themeloi dhe drejtoi një organizatë konspirative për një kryengritje bullgare*, të mbështetur nga forcat antiosmane të Evropës Perëndimore.”)

Sllavizimi i historisë së Bullgarisë dhe Maqedonisë, nga shekulli i 18-të dhe 19-të, një histori që është propaganduar ndryshe deri më sot, si në vendet evropian dhe në vendet dhe ndër popujt ballkanikë.

Librat e parë të historisë për Bullgarinë dhe për Maqedoninë, në atë periudhë të njohur vetëm si rajone gjeografike nën sundimin e Perandorisë Osmane, fundi i shek. 18-të dhe 19-të, mbajnë emra të ngjashëm. “Slavjansko-Makedonska Opshta Istorija” nga Gjergj Pula (Gjorgjija Pulevski) dhe “Istorija Slavjano-Bollgarskaja” nga Paisiji Hilendarski (Паисий Хилендарски), të frymëzuara nga ndikimi i kishës ortodokse dhe ideve sllavomadhe (rusomadhe).

Ky përbën një fakt të pamohueshëm se, pse autorët e parë të këtyre historive nuk i kanë përmendur emrat e lashtë të këtyre regjioneve gjeografike nga periudha parahistorike dhe antika, as emrat e mbretërive të lashta, të Bullgarisë dhe të Maqedonisë, për shkak të zgjimit kombëtar të mëvonshëm të këtyre popujve, gjatë shekullit 19-të, të frymëzuar dhe udhëhequr nga ideja për lirimin e këtyre vendeve nga sundimi i Perandorisë Osmane, kryesisht me ndihmën e Rusisë Cariste. Nga kjo mund të përfundojmë se, fryma e rilindjes së tyre, e brumosur gjatë shekullit 18-të dhe 19-të, e bullgarizmit dhe maqedonizmit duhet të trajtohen të ndara nga historia e lashtë e këtyre vendeve dhe popujve, e cila nuk mund të konsiderohen si vazhdimësi e tyre, para dhe pas pushtimit sllav të këtyre vendeve gjatë shekujve të fundit. Kjo mund të konstatohet edhe nga burimet e asaj periudhe për regjistrimin e popullsive në këto dy vende.

Deri fund të shek. 18-të, shumica e banorëve të Bullgarisë, afër 2/3 janë deklaruar si popullsi trakase, jo sllave, ndërsa emri i rajonit gjeografik të Maqedonisë dhe i popullsisë sipas këtij emërtimi gjeografik, kanë filluar të përdoren nga viti 1934 (nga Internacionalja Komuniste- Kominterni), përkatësisht pas krimit të Republikës së Maqedonisë, më 1944, në kudër të ish-Federatës së Jugosllavisë komuniste.

* Sipas vetë autorëve bullgarë, para Pjetër Bogdanit, gjysma e dytë e shek. 18-të, së paku 200 vjet të kaluara emri i Bullgarisë ishte fshirë nga harta e botës dhe ishte harruar edhe nga banorët vendës të saj, ndërsa vepra që është njohur deri më sot si Historia e parë e Bullgarisë, është shkruar 120 vjet pas veprës së Pjetër Bogdanit, e kompiluar nga kallugjeri Paisij Hilandarski*, i cili më 1762, sipas autorëve bullgarë dhe sllavë e ka shkruar “librin e parë” të historisë së Bullgarisë, me titull “Историjа словенобoгарска” (Historia e Sllavobollgarisë). Kjo vepër është vlerësuar edhe nga autorë bullgari si plagiat, kopje e përgatitur në manastirin “serb” të Hilandarit, në bazë të shkrimeve nga autorë të tjerë, meqë autori i saj ka qenë me arsimim të ulët, jo në nivelin e Pjetër Bogdanit, me dy doktoratura, për teologji dhe filozofi, të nivelit evropian, i cili realisht njihet si autori i parë i historisë së Bullgarisë, i tokave dhe banorëve të saj.

(30. 6. 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments