Nuk mund te pajtohemi me qendrimin e ambasadorit francez Timonie. Makroni ka bere gabim historik te cilin e kane njohur 27 liderë, ka deklaruar sonte deputeti i LSDM-se, Muhamed Zekiri, ne TV24.
“Mua me vjen që njeriu kryesor qe e informon ambasadorin Timonie eshte njeriu qe eshte i perfshire ne shume ngjarje te dyshimta ne te kaluaren dhe ai eshte Sinisha Aleksovski, i cili ka qene edhe keshilltar i Ivanovit”, tha Zekiri.
Ai porositi se Maqedonia Veriore ka permbushur detyrat drejt BE-se, por, siç tha, Shqiperise dhe Maqedonise Veriore i eshte bere padrejtesi historike.
“Franca eshte mik i madh i vendit tone, por, me vjen keq qe Timonie informohet nga njerez te gabuar. Sot edhe kryeministri bullgar Borisov, tha per mosmarrjen e dates fajtore eshte opozita”, tha Zekiri./Gazeta Lajm