Në prezantimin e Ministrave dhe programit të qeverisës të VLEN, Izet Mexhiti tha fokusi i tyre do të jetë në punë dhe respekt ndaj institucioneve të vendit dhe shtoi se këtë mund ta bëjë vetëm vetëm gjenerata e re e drejtuesve ekzekutiv të liruar nga barra e së kaluarës.
Gjatë këtij fjalimi, Mexhiti thumboi kundërshtarët e tij politik, ku tha se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë lojëra futbolli në institucione publike dhe as valixhe para tyre,
“Ne do të fokusohemi në punë, respekt ndaj institucioneve, përgjegjësi ndaj detyrës së marrë, realizim të obligimeve me përpikëri dhe suksese. Këtë mund ta bëjë vetëm gjenerata e re e drejtuesve ekzekutiv që janë të liruar nga barra e të vjetrës, nga hipotekat e së shkuarës, nga folklori fjalë plotë e punë pak…gjatë gjithë kohës na kanë akuzuar që nuk kemi legjitimitet. Unë sot para jush po e përsëris që VLEN është fitues i zgjedhjeve në kampin politik shqiptar, VLEN është faktori i ri politik që me legjitimitet dhe dinjitet përfaqëson shqiptarët. Akoma pa u bërë qeveria na ka sulmuar makineria propaganduese e rivalëve tanë politik por sot nuk dua të merrem me ta ju me njihni mua, nuk jam politikan i fjalëve të mëdha por fjalën e dhënë e mbaj. Shumë kush nga rivalet e mi do të merret me atë se çfarë do të bëjë unë si ministër, unë u them se çfarë nuk do të bëjë si ministër. Nuk do të luaj futboll me ministrat në kabinet, nuk do të dal me valixhe para institucioneve publike”, tha Mexhiti.