Kryeministri i Greqisë Kirijakos Micotakis tha se nuk është i kënaqur me retorikën e mandatarit Hristijan Mickoski. Qëndrimi i këtillë vjen pasi Mickoski tha se emrin kushtetues të shtetit do ta përdorë në Kuvend në betimin solemn për kryeministër dhe në komunikimin ndërkombëtar por jo edhe në paraqitjet e tij publike në vend.
“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse nga momenti i marrjes së funksionit, këmbëngul për këtë retorikë, do të gjendet në pozitë shumë të pakëndshme kur të takohemi në Samitin e NATO-s”, tha Mkirijakos Micotakis – kryeministër i Greqisë.