Çmimet për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi janë ndarë ditë më parë në Shkup. Ngjarja u organizua nga Shoqata maqedonase e avokatëve të rinj me UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, shkruan Nistori.
Çmimi i parë i takoi Marija Tumanovska për “Refugjatët ukrainasë në Maqedoni: Jetojmë sot për nesër”, e botuar në Radio Evropa e Lirë. Vendin e dytë e fitoi Simona Petrovska nga televizioni “Telma” për “Kur sistemi prodhon viktima – Memet Kamber vdiq pa letërnjoftim”. Çmimi i tretë iu dha Urim Hasipit për “Afrim Berisha nga Tetova dha ryshfet për dokumente personale”, reportazh i transmetuar në televizionin “Koha”.
Nita Çavolli, zyrtare për komunikim në Asociacionin e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, tha se ky është viti i dhjetë i ndarjes së çmimeve për raportim profesional për refugjatët dhe personat pa shtetësi dhe azilkërkuesit.
Ajo shtoi se në nivel botëror duhet ende të punohet për ndjeshmëri, për solidaritet dhe ky është mesazhi kryesor i Ditës Botërore të Refugjatëve sivjet, pra sot (20 qershor). /Nistori/