18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmePara Kryetarit të Kuvendit A.Gashi ,Limani dhe Kambovski dhanë deklarata solemne si...

Para Kryetarit të Kuvendit A.Gashi ,Limani dhe Kambovski dhanë deklarata solemne si anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor, por nuk u përgjigjën nëse ai duhet të shpërndahet

Askush të mos përzihet në pushtetin gjyqësor, porositën sot anëtarët e rinj të Këshillit gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski, të cilët dhanë dekalrata solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Limani dhe Kambovski nuk u përgjigjën se çka mendojnë për propozimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor.

Gjyqtari Limani, iu referohet  dispozitave ligjore dhe kushtetuese për pavarësinë e Këshillit gjyqësor.

“Në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dihet se Këshilli gjyqësor është organ i pavarur kushtetues i cili do të kudjeset për sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit. Këshilli gjyqësor duhet të sigurojë kushte që ajo pavarësi të jetë më transparente, dhe të mund të punojnë në mënyrë më efikase gjykatat”, deklaroi Limani.

Limani nuk u përjgigj nëse konsideorn se Këshilli gjyqësor duhet të shpërndahet, por tha se nëse duhet të bëhen reforma tët jera, Kuvendi është ai i cili mund ta ndryshojë Kushtetutën.

“Sepse krijuesi i Kushtetutës, Kuvendi është ligjvënës dhe krijues i Kushtetutës, ata kanë kompetencë nëse e ndryshojnë kushtetutën sepse dihet se amandamentet që janë sjellë në vitin 2006 se gjyqësori është autoritet i pavarur, por ata mund ta ndryshojnë kushtetutën, mund të sjellin edhe reforma të tjera”, tha Limani.

“Çdoherë kam besuar në pavarësi, në transparencë, llogaridhënie, përgjegjësi, luftë kundër korrupsionit. Shpresoj se këto bindje të mija do të trajtohen në këshill”, deklaroi Kambovski.

I pyetur se çka mendon për shpërndarjen e Këshillit, Kambovski tha se nuk ka çka të mendojë tani, sepse duhet të shqyrtohen propozimet e reja, ndërsa tani për tani nuk i din ato.

Gjyqtari nga Gjykata supreme, Isamedin Limani dhe gjyqtari nga Gjykata e Apelit Manstir, Aleksandar Kambovski u zgjidhën në 6 qershor të këtij viti pasi që gjykatësit votuan për kandidatët nga zona e tyre e apelit. Për Limanin votuan  shtatë gjykatës, ndërsa Kambovski u zgjodh për anëtar të Këshillit gjyqësor me gjithsej 28 vota të fituara.

Në pajtim me ligjin përr këshill gjyqësor anëtarët e Këshilli nga radhët e gjykatësve kanë mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë rizgjedhjeje për edhe një mandat pas skadimit të së paku gjashtë viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak në Këshillin gjyqësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments