E ftuar në DailyClick, Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se koalicioni VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare pasi sipas saj, brenda koalicionit ka edhe vota të komunitetit maqedonas dhe VMRO-SË.
“Këtu qëndron jonormaliteti sepse askush nuk mund të thirret në pastërti të votave sidomos ni koalicion si VLEN i cili brenda, në numrin e votave të veta ka vota të VMRO-së dhe komunitetit maqedonas”, tha Ilire Dauti.