16.5 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaOpinionNËSE BDI KA REALIZUAR NË PLOTËSI MARRËVESHJEN E OHRIT TANI NUK DUHEN...

NËSE BDI KA REALIZUAR NË PLOTËSI MARRËVESHJEN E OHRIT TANI NUK DUHEN TË BRENGOSEN FARE!

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001, i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e atëhershme sot të Veriut, duke vendosur themelet e një kontrate të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy popujt më të mëdhenj që popullojnë këtë në vend, për ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut si shtet i pavarur dhe sovran. Por, megjithatë pas dy dekadave akoma ishte temë diskutimi zbatimi i kësaj marrëveshje duke marrë për bazë zbatimin e cunguar lind pyetja se në duar të kujt ishte zbatimi i kësaj marrëveshje? Nëse partia më jetë gjatë në pushtet, BDI, nuk ka arrit ta zbatojë marrëveshjen në tërësi janë të fundit që kanë të drejtë morale të flasin se kush do të prijë me Ministrinë pjesë e së cilës është edhe Marrëveshja e Ohrit, shkruan Zhurnal.

Marrëveshja e Ohrit e suksesshme përmbajtësisht me shumë vështirësi në realizim praktik –

Më 13 gusht, 2001, u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit, përmes së cilës iu dha fund konfliktit të armatosur, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Ky dokument për bazë ka zhvillimin e shtetit mbi parime të bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Aktorët e kyçur drejtpërdrejtë në hartimin e këtij dokumenti kornizë, thonë se Marrëveshjesh së Ohrit ishte marrëveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por shtojnë se në vazhdimësi, kësaj marrëveshjeje, i janë bërë hile, në favor të interesave të ngushta partiake.

Xhevdet Nasufi, një nga hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit dhe ish-ministër i Drejtësisë, pati thënë për Radion Evropa e Lirë se ky dokument kishte dy objektiva themelore: ndërprerjen e konfliktit të armatosur dhe avancimin e statusit juridik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Faktikisht Marrëveshje e Ohrit kishte dy objektiva themelore, të ndërpritet armiqësia mes shqiptarëve dhe maqedonasve, lufta, dhe të sanksionohet, të rregullohet juridikisht pozita e shqiptarëve që faktikisht do të thotë të ndërpritet koncepti i shtetit mono-etnik apo shteti njëkombësh”, ka thënë Nasufi.

Ai thekson se si hartues i marrëveshjes, i gjithë fokusi i marrëveshjes ishte vendosur në atë që karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase të pasqyrohet në rregullimin shtetëror, por nënvizon se ky dokument kornizë është devijuar, për të realizuar, siç kishte potencuar ai, interesat e ngushta partiake. Xhevdet Nasufi ka thënë se është lënë anash shtylla kryesore e kësaj marrëveshjeje, ajo e decentralizimit të pushtetit, ndërkohë që gjuha shqipe nuk po arrin të gjejë zbatim në praktikë, për shkak të rezistencës së institucioneve, ndërkaq, përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është larg përfaqësimit cilësor.

“Funksionet shtetformuese – ata që i ushtrojnë funksionet e shtetit në Maqedoninë e Veriut, janë pothuajse vetëm maqedonasit. Pra, punësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit nuk ka shkuar në aspektin cilësor në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, që shqiptarët të jenë element i ushtrimit të funksionit të shtetit. Tani gjithçka është koncentruar në gjuhën shqipe, përkatësisht në zyrtarizimin e saj”, ka thënë Nasufi.

“Për sa i përket demokracisë konsensuale, ku jemi ne në rrafshin e demokracisë konsensuale? Pra, gjuha shqipe është vetëm një segment, por ka edhe shumë segmente të tjera që janë lënë anash dhe askush nuk flet për këtë”, pati theksuar ai.

Marrëveshja duhej zbatuar për katër vite jemi në dekadën e tretë akoma statusi i gjuhës shqipe është 20% –

Kjo marrëveshje ishte paraparë të zbatohet katër vite që nga arritja e saj me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

“Marrëveshja e Ohrit më tepër përdoret si instrument për realizimin e interesave të ngushta partiake dhe qëndrimi i partive shqiptare ndaj kësaj marrëveshjeje ndryshon varësisht nga pozita që kanë në pushtet”.

Megjithatë, dokumenti kornizë – që i dha fund konfliktit të armatosur gjatë vitit 2001 – u nënshkrua më 13 gusht në Shkup nga presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski si dhe liderët e partive kryesore politike: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri. Kjo marrëveshje u nënshkrua në praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë: François Leotard dhe James Perdiue.

Për të ndjekur dinamikën e realizimit të Marrëveshjes s Ohrit palët ranë dakord për formimin e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në kuadër të qeverisë, i cili dikaster para disa vitesh u shua, duke kaluar në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ministri me të cilën së fundmi ka udhëhequr Artan Grubi dhe nuk dihet asnjë avancim konkret apo punë praktike që ka avancuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Prandaj, çdo përpjekje për të minuar ndikimin e VLEN-it në qeverinë e ardhshme është përpjekje kundër shqiptarëve dhe jo kundër VLEN-it. Megjithatë, këta që nuk kanë arrit ta zbatojnë në tërësi këtë marrëveshje nuk kanë legjitimitet moral tani me e mbrojt të njëjtën marrëveshje. /Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments