Ambasadori francez në vend, Kristian Timonie sot në një konferencë për shtyp prezantoi detaje mbi pozicionin e Francës, pasi Maqedonisë së Veriut nuk arriti të merrte datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Nga vlerësimi objektiv agjenda kaloi në një shpërblim për arritjen e një marrëveshje, dhe kështu nga këndvështrimi fondamental po përballeshim me çështje nga pikëpamja gjeopolitike. Ky nuk është këndvështrimi francez. Marrëveshja e Prespës mund të jetë një parakusht, por agjenda evropiane është një çështje tjetër. Këtu pala franceze ka qenë gjithmonë e qartë dhe kjo u është përcjellë bashkëbiseduesve grek dhe maqedonas. Nuk do të thotë se nuk ka rëndësi, por ka pasur një ndryshim të çuditshëm në kriteret që ishte më shumë si marketing, unë mund të kuptoj emocionet, mund të ndiej zhgënjimin, por këto janë bisedime politike për të ardhmen e BE-së ”, tha mes tjerash Timonie