Data 10 Qershor është data më e rëndësishme në historinë e popullin shqiptar në Kosovë, për arsye se:
1. Më 10 Qershor 1878 në Kosovë, në Prizëren, u krijua Lidhja Shqiptare e Prizërenit.
2. Më 10 Qershor 1998 Lufta Clirimtare e Kosovës krijoi Ushtrinë e saj Clirimtare.
3. Më 10 Qershor 1998 u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Clirimtare e Kosovës. Prej asaj date Lufta për Clirimin e Kosovës pati një Komandë unike, duke e shpëtuar atë luftë çlirimtare prej dështimit të saj.
4. Më 10 Qershor 1999 Serbia pranoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës me të cilën pranoi kapitullimin para Ushtrisë Clirimtare e Kosovës.
5. Data10 Qershor 1999 shënon ditën e Clirimit të Kosovës nga pushtimi shekullor i Serbisë.
6. Më 10 Qershor 2007 Presidenti i SHBA, Xh. Bush, deklaroi nga Tirana (ku ishte për vizitë) njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Por, PËR FAT TË KEQ, drejtuesit politikë të Kosovës dhe Institucionet e saj shtetërore e qeveritare nuk duan ta njohin ditën e 10 QERSHORIT 1999 si dita e çlirimit të Kosovës, ngaqë shumica e politikanëve të Kosovës dhe e anëtarësisë së atyre partive politike e kanë urryer Urryer Ushtrinë Clirimtare të Kosovës pse bëri të kundërtën e lutjes së Azem Vllasit të vitit 1989 kur ndiqte në Fushë-Kosovë Millosheviçin, duke i thënë “Aman mos na e prish Jugosllavinë!”, sikundër na e bën me dije gazetarja trimëreshë Kimete Berisha. Dhe, meqenëse këta “trima” mohues të Kosovës e kanë në gjak paburrërinë e servilizmin, për turpin tonë kombëtar, njohin si datë çlirimi të Kosovës 12 apo 13 Qershorin, diën kur hynë forca tokësore franceze të NATO-s.
Këto institucione e bëjnë këtë turp vetëm e vetëm për të mohuar Luftën Çlirimtare të popullit tonë heroik, duke u servilosur ndaj të huajve, duke pasur bindjen se vetëm me përkrahjen e tyre mund të qëndrojnë në pushtet.
Është më se e vërtetë që NATO-ja na ndihmoi 78 ditët e fundit të Luftës Çlirimtare e Kosovës, duke goditur me Aviacionin e saj gjujtës- bombardues kryesisht në Serbi si dhe kundër forcave të saj tokësore në Kosovë, dhe për këtë ndihmë duhet t’i jemi mirënjohës përjetësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht presidentit Klinton, zonjës Ollbrajt dhe Gjeneralit Uesli Klark, por nuk mund të çlirohej kurrën e kurrës Kosova vetëm me kërcënimin e NATO-s përmes aviacionit të saj po të mos luftonin në terren 38 mijë burra, djem dha vajza të popullit shqiptar në Kosovë.
Nuk mund të çlirohet apo të pushtohet kurrën e kurrës një shtet apo një popull vetëm me aviacion, po nuk shkeli këmba e ushtarit.
Faktori kryesor në luftë është NJERIU dhe jo arma apo teknika.
Për të bindur politikanët dhe qeveritarët servile kosovarë ndaj të huajve, të këtyre 25 viteve, se Kosovën e çliroi Ushtria Çlirimtare e saj, mjafton t’ju kujtojmë telegramin-fax të ish-Komandantit të përgjithshëm të NATO-s, Gjeneralit Amerikan me 4 Yje, Uesli Klark, që ia adresoi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nesërmen e kapitullimit të Serbisë, më 11 Qershor 1999, duke na thënë:
“BASHKËVEPRIMI LUFTARAK MË I MIRË NË HISTORINË 50 VJEÇARE TË NATO-s !”
Krenohuni me Ushtrinë Tonë Çlirimtare të Kosovës dhe boll me mohimin e gjakut, sakrificat dhe djersën e 38 mijë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mos e barazoni atë gjak të shenjtë me karburantin e avjonave të disa shteteve prej 19 anëtare të NATO-s të asaj periudhe.
Politikanë dhe qeveritarë të Kosovës mos e fyeni historinë e popullit shqiptar në Kosovë duke mos i njohur meritat e Ushtrisë së tij Clirimtare!
DILAVER GOXHAJ
(Shpëtim Golemi)
Ish-zv. Shef i Shefit të SHP të UCK-së
Tiranë, 10 Qershor 2024