4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVerifikohet mandati i Adnan Azizit dhe Imërlie Saliu-Fetait

Verifikohet mandati i Adnan Azizit dhe Imërlie Saliu-Fetait

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre. Me këtë, Imërlie Saliu-Fetai bëhet deputetja e parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut.

Azizi është deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mandati i të cilit me kërkesë të tij nuk ishte verifikuar në mbledhjen konstituive, ndërsa Saliu-Fetai mori mandat të deputetes pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Deputetët e miratuan edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe në Komisionin ligjvënës-juridik.

Aleksandar Veljanovski është kryetar i Komisionit për sistem politik, ndërsa Ljupço Prenxhov i Komisionit ligjvënës-juridik.

Për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, që është pika e tretë e rendit të ditës, siç tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të diskutohet pasi që të krijohen mundësitë afariste.

Propozim ligji për riorganizim të organeve të administratës shtetërore para fillimit të mbledhjes shkurtimisht ishte tërhequr, ndërsa nga VMRO-DPMNE sqaruan se kjo është bërë për shkak të korrigjimit të gabimit teknik dhe sërish është vënë në rend dite të mbledhjes. Me ndryshimet parashihen ndryshime në organizimin e minsitrive, përkatësisht formohenministri të reja dhe bëhen ndryshime në kompetencat e disa resorëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments