Në shënimin e 22-vjetorit të themelimit të BDI-së, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti tha se për 22 vite, BDI-ja ka regjistruar fitore të njëpasnjëshme në zgjedhje, përcjell TV21. Ahmeti tha se po e lënë qeverinë me kryeministër dhe 14 ministra shqiptar.E nisëm këtë rrugëtim nga 0, ndërsa sot po e përfundojmë me kryeministrin e parë shqiptar dhe me 14 ministra shqiptar nga gjithsej 16 ministri me resor në qeverinë e vendit”, shtoi Ahmeti.