3.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMUCUNSKI-VMRO-DPMNE : PRES QË QEVERIA E RE TË FORMOHET PAK MË HERËT...

MUCUNSKI-VMRO-DPMNE : PRES QË QEVERIA E RE TË FORMOHET PAK MË HERËT SE AFATI PËRFUNDIMTAR

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski deklaroi sot se qeveria e re do të formohet në bazë të afateve kushtetuese dhe se ende vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM. Pritjet e tij janë se qeveria e re ka mundësi të formohet pak më herët se afati përfundimtar.

“Bisedimet janë ende në vazhdim. Siç e dini, mandatari, gjegjësisht kryetari i VMRO-DPMNE-së, ende nuk e ka marrë zyrtarisht mandatin, që do të thotë se afatet kushtetuese janë duke vijuar. Ajo që mund të them në këtë moment është se qeveria e re do të formohet në përputhje me afatet kushtetuese”, deklaroi Mucunski, i cili sot mori pjesë në manifestimin me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Lidhur me ndarjen e dikastereve, ai tha se diskutimi se cili përfaqësues i VMRO-DPMNE-së ku do të gjendet është proces të cilin çdonjëri nga ata duhet ta bisedojë me kryeministrin e ardhshëm, por gjithashtu proces i cili është lëndë e diskutimit të organeve të partisë politike – Bordit Qendror dhe Ekzekutiv.

“Mendoj se është krejtësisht mosmirënjohëse që dikush të diskutojë për të ardhmen e tij politike para mediave. Kjo është një pyetje që do ta diskutojmë me kryeministrin e ardhshëm”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së.

Ai pret që qeveria e re të mund të formohet pak më herët se afati përfundimtar, por megjithatë, shtoi Mucunski, ai është diskutim mes mandatarit dhe presidentit të shtetit edhe pse beson se kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Sipas informacioneve të MIA-s, pritet që presidentja Siljanovska Davkova të enjten do t’ia ndajë mandatin kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, prej kur do të fillojë të rrjedhë afati njëzetditësh për formimin e qeverisë.

Informacionet zyrtare janë se bisedimet mes grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM ende vijojnë. Ndarja e dikastereve është tashmë e njohur, ndërsa jozyrtarisht në publik tashmë dolën edhe emrat e disa prej ministrave të ardhshëm.

Në Kuvend po bëhen përgatitje për ndryshime në Ligjin e ri për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore dhe sipas tij do të votohet qeveria e re e riorganizuar dhe do të zgjidhen anëtarët e saj. Duke pasur parasysh se ndryshimet duhet të kalojnë filtrin parlamentar, sot Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka votuar për përbërjen e Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive dhe Komisionin Ligjvënës-Juridik. Mirëpo, për të miratuar ndryshimet në këtë ligj, duhet shumicë prej dy të tretave, e cila sipas matematikës aktuale, shumica nuk është. Ndryshimet në këto ligje të sistemit kërkojnë shumicë prej dy të tretave.

Gjithashtu, mund të bëhen edhe ndryshime të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Kodit Zgjedhor, për të gjetur zgjidhje kalimtare, për të mos shpallur zgjedhjet vetëm për disa muaj, pra deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tërë vendin vitin e ardhshëm, në ato komuna ku kryetarët e komunave janë bërë tashmë deputetë dhe do të bëhen ministra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments