Pak orë përpara se në Rai3, në emisionin investigativ Report, të shfaqet pjesa e dytë e dokumentarit mbi Shqipërinë, ku në thelb pritet të jetë marrëveshja e nënshkruar në Romë, për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve në Gjadër, Kryeministrja Meloni i ka dërguar një tjetër përqafim Edi Ramës.
Madje, Meloni, gjatë një takimi, në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ka ftuar mbështetësit e saj në shesh, që ti dërgojnë një përqafim Kryeministrit shqiptar, socialistit Edi Rama, i cili po masakrohet sepse po ndihmon Italinë, në përballimin e fluksit të emigrantëve, përmes marrëveshjes për qendrat pritëse.
Kryeministrja Giorgia Meloni do në jetë në Shqipëri më 5 qershor për të parë nga afër strukturat që po ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër, aty ku punimet vijojnë.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.