12.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeVotimi i parë i ndryshimeve ligjore, pastaj qeveri e re! Afrim Gashi...

Votimi i parë i ndryshimeve ligjore, pastaj qeveri e re! Afrim Gashi për përkrahje do t’i bindë deputetët e BDI-së, LSDM-së dhe Levicës

Nesër kryetari i Kuvendit Afrim Gashi do ta mbajë takimin e parë koordinues me deputetët e rinj. Edhe pse deri më tani kishte takime joformale, megjithatë nesër përbërja e re parlamentare do ta mbajë koordinimin e parë zyrtar. Pritet që tema e seancës të jenë ndryshimet ligjore për organizimin e punës së organeve të drejtorive shtetërore, me çka do të mundësohet transformimi i disa ministrive por edhe formimi i ministrive të reja. Për ndryshimet e këtilla duhet shumica e dy të tretave, kështu që përveç votave të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, do të kërkohet edhe përkrahja e LSDM-së, BDI-së dhe Levicës. Së pari do të sillen këto ndryshime e pastaj do të caktohet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re. Sipas marrëveshjes ndërpartiake, ka ministra që do t’i udhëheqin ministritë e reja, andaj nevojiten ndryshimet ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments