10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Mire është qe Fronti Europian e kuptoi që është opozitë, VLEN...

VLEN: Mire është qe Fronti Europian e kuptoi që është opozitë, VLEN do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë shqiptarët!

Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë alibi përpara njerëzve të vet, se pse e huqi anën, dhe në vend që të ishte fitues, ngeli me humbësit.

Numërimi i resoreve të udhëhequra nga shqiptarët është koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për kauzën tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së, zyrtarët e së cilës i shihnin resoret si mjete për t’u pasuruar në vend që t’u shërbenin qytetarëve, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje fitoi 58 deputetë dhe po negocion nga pozita e fituesit absolut në bllokun politik maqedonas.

VLEN merr vendim politik jashtëzakonisht të rëndësishëm në Qeverinë e re dhe do të sigurojë një të ardhme të sigurt për popullin shqiptar. Do të udheheq me kuvendin e RMV dhe me 6 resore minstrore, dhe ka legjitimitet te plote nga shqiptaret.

Koha e poshtërimeve kombëtare për hir të kënaqjes së ambicieve dhe sedrave personale po merr fund. Kush e kupton tani mirë, kush nuk e kupton do ta kuptojë në zgjedhjet lokale, kur do të dalë në mejdan para votuesve pa keqpërdorime me institucionet e pushtetit ekzekutiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments