3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSiljanovska porosi Frontit Evropian: Nuk ka dy fitues në zgjedhje, ka vetëm...

Siljanovska porosi Frontit Evropian: Nuk ka dy fitues në zgjedhje, ka vetëm një,ai i zgjedh partnerët e koalicionit.(pra VMRO-DPMNE-fituese)?

 Derisa partitë janë në fund të bisedimeve për koalicionim qeveritar, vijon të rrjedh afati 10 ditor që presidentja e shtetit t’ia japë mandatin Hristijan Mickoskit, i cili më pas, në afat prej 20 ditësh do të duhet ta formojë qeverinë. Presidentja Siljanovska, tha se mandatin, do ta japë brenda afatit kushtetues.

“Për fat të mirë, mendoj se nuk do të kem problem të madh, pasi disi qetë rrjedhin punët, shumica tanimë është e dukshme, që do të thotë se në kuadër të këtyre 10 ditëve, sipas të gjitha gjasave, mundet edhe më herët. Dhe më pas, e dini që në periudhë prej 20 ditësh do të duhet që mandatari të dalë me përbërjen e qeverisë”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Për pakënaqësinë e Frontit Evropian dhe kreut të BDI-së, të cilët, nuk do të jenë pjesë e qeverisë, Siljanovska Davkova thotë se Kushtetuta parasheh një fitues në zgjedhje, të cilit, mund t’i jepet mandati.

“Më vjen shumë keq që e kam patjetër t’i zhgënjej, megjithatë si konstitucionaliste, unë e lexoj atë që shkruan në Kushtetutë. Nuk ka dy fitues në zgjedhjet, ka një fitues. Ai i zgjedh partnerët e koalicionit, kuptohet se është politike, etnike dhe e shëndoshë për demokracinë të kyçni në qeveri parti shqiptare dhe atë, mandatari, tanimë siç e pamë do ta bëjë. Megjithatë, tezat tjera, të tipit, të shumicës, pakicës, absolutisht nuk qëndrojnë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments