Nënkryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, para fillimit të seancës konstituive të sotme tha se pesë deputetët e partisë së tij do të votojnë për Afrim Gashin, nëse ai propozohet për kryetar të Kuvendit.
Dimitrievski i uroi suksese përbërjes së re parlamentare.
- ZNAM pret shumë nga kjo përbërje parlamentare. Besoj se si partner potencial në qeverinë e ardhshme do të japim kontributin tonë me veprimin tonë politik sepse tashmë seriozisht po diskutojmë për zbatimin e një pjese të objektivave tona programore në programin e ardhshëm të qeverisë dhe përbërjen e qeverisë, tha Dimitrievski.
Dimitrievski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me bisedimet për qeverinë e re, tha se ende nuk janë marrë vesh për zgjidhje kadrore.
“Për ne ndarja e pushtetit dhe pozitat ministrore janë dytësore, gjithçka që kemi premtuar në periudhën parazgjedhore është në planin e duhur”, tha Dimitrievski.