Pas hapjes së materialit të votimit dhe rinumërimit të votave, Komisioni Shtetëror Zgjedhor e hodhi poshtë kundërshtimin e BDI-së, e cila kërkoi rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Tetovës, Komuna e Zhelinës.
Pas rivotimit të kësaj qendre votimi më 22 maj, koalicioni i BDI-së humbi një deputet në kurriz të koalicionit Vredi. BDI u ankua për parregullsi gjatë votimit, përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve dhe pohoi se numri i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin e votuesve që kanë dalë në votim.
Pas rrinumërimit u konstatua se gjendja faktike është e njëjtë me atë të shënuar në procesverbal.
Pas refuzimit të kundërshtimit të BDI-së ishin 6 vota dhe vetëm nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, e cila është propozim i BDI-së, votoi për pranimin e kundërshtimit.
Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI-ja, tani ka një afat 24 orësh për të paraqitur kërkesë në Gjykatën Administrative dhe Gjykata merr vendim brenda 48 orëve pas paraqitjes së kërkesës.