3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASHMAA i publikoi raportet për RPP të emetuar për rrethin e dytë...

ASHMAA i publikoi raportet për RPP të emetuar për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) i publikoi raportet për reklamim të paguar politik (RPP) të emetuara gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare 2024.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, në 68 transmetues (39 televizione dhe 29 radio) të cilët lidhën marrëveshje me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore ishin emetuar gjithsej 567 orë 43 minuta dhe 31 sekonda reklamim i paguar politik.

“Nga 11 televizionet nacionale, volumin më të madh e kishin Alsat-M (44 orë 12 minuta e 27 sekonda), Kanal 5 (35 orë 58 minuta e 4 sekonda) dhe TV 21-M (33 orë 5 minuta e 57 sekonda), përderisa nga 4 radiot nacionale më së shumti reklama emetuan  Antena 5 (15 orë 22 minuta e 35 sekonda) dhe Kanal 77 (10 orë, 6 minuta e 46 sekonda)”, thuhet në raportin e ASHMAA-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments