E pasukseshme doli të jetë iniciativa e VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it që përmes rivotimit t’i marrin një deputet “Frontit Europian” në zonën zgjedhore 5.
Edhe pas rivotimit “Fronti Europian” ka arritur ta ruaj deputetin e sajë të 4 në zonën e lartë përmendur.
Këtë informacion me publikun e ka ndarë në “Facebook”, ministri Kreshnik Bekteshi.
Ai përmes një statusi ka falënderuar votuesit në vendvotimet në të cilat është ri-votuar.
“JU DUA DEBRESHT, KRUSHEVE, STRUGË, OHËR”, ka shkruar Bekteshi.
Se është ruajtur deputeti i katërt në zonën 5 ka shkruar edhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.
“Zona 5 ❤, +4”, ka shkruar Bajrami.