Nëse nuk e keni të qartë, pse koalicioni i VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit quhej “Për Maqedoninë Tënde”, ndërsa koalicioni i BDI quhej “Fronti Evropian”, ndërkohë që në qeverinë e mëparshme partia e shqiptarëve në pushtet (BDI), kishte mbi gjysmën e ministrave, dy zëvendëskryeministra, edhe kryetar teknik të Qeverisë, kryetar Kuvendi, me pretendime edhe për kryetar shteti të Maqedonisë Veriore, por të gjitha këto i kishte me idenë për integrimin (shpërnguljen) e shqiptarëve në Evropë, jo për qëndrimin e tyre në vendin e tyre, në Maqedoni.
Çfarë kanë përfituar shqiptarët nga kjo klikë partiake në pushtet, faktet janë të dhimbshme.
E ardhmja do të jetë edhe më e errët, me Koalicionin VLEN, që në rrethana të reja do ta bluajnë faktorin politik shqiptar sipas recetës Rusomadhe të VMRO-së, PA ASNJË DYSHIM, siç e kanë bluar për tri dekada me radhë nga pavarësimi i Maqedonisë nga ish-Federata e Jugosllavisë (1991-2024)!
(21. 5. 2024)