2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / ÇARË DOBIE DO TË KENË SHQIPTARËT NË...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / ÇARË DOBIE DO TË KENË SHQIPTARËT NË MAQEDONI NGA NDRYSHIMI I PUSHTETIT PAS ZGJEDHJEVE TË 8 MAJIT?

1. Qëndrimi në pushet i një partie politike, më pak se një mandat dhe më tepër se dy mandate, sigurisht se prodhon korrupsion dhe krime të rënda, shkelje të parimeve themelore të demokracisë parlamentare. Këtë mesazh e kanë dhënë votuesit shqiptarë në Maqedoni para disa cikleve zgjedhore, shumë më herët se kësaj radhe, duke e hedhur BDI-në opozitë.

2. Ardhja në pushtet e një strukture të re partiake, e njohur si koalicioni VLEN, nuk përbën asgjë të re në këtë lojë, përderisa drejtuesit e kryesorë të kësaj strukture, shumica kanë dalë nga nënsqetullat e po kësaj partie (BDI), dhe pararendëset e saj, PPD dhe PDSH.

3. Ky ndryshim nuk është autentik dhe autokton, përderisa historikisht është e njohura se, agjenturat Ruse, sa herë u është dashur loja e madhe në rajon, kundër Perëndimit dhe kundër shqiptarëve, i kanë vënë në lëvizje edhe forcat politike shqiptare (bashkë me ato sllave), herë nën kontroll të Beogradit e herë nën kontrollin e Sofjes.

4. Çfarë do të trashëgojnë sot shqiptarët nga qëndrimi në pushtet përmbi 22 vjet e BDI-së? Statusin e pakicës kombëtare për shqiptarët? Statusin e gjuhës shqipe zyrtare? Përralla politike për kryeministër shqiptar, kryetar Kuvendi shqiptar, ministër i Jashtëm shqiptar, tani shihet se kanë qenë lojëra me mbret, përballë statusit të kombit shqiptar shtetformues, të pazgjidhur me Kushtetutën e Maqedonisë Veriore.

5. Tani, çfarë pritet së sjellë struktura e re politike nga radhët e shqiptarëve, a proklamuar kinse për ndryshime? Cilat do të jenë ndryshimet? Pesë ose gjashtë ministra me përkatësi etnike shqiptare, ndoshta më të dobët se ministrat e mëparshëm të BDI-së, ndoshta edhe kryetar Kuvendi. Por, mos pritni asnjëherë të hapet nga kjo strukturë çështje e statusit juridik kushtetuese e shqiptarëve popull shtetformues në Maqedoninë Veriore. Kjo nuk u lejohet të hapet si çështje, as për diskutim.

6. Më në fund do ta kuptoni pse sillen (ngrihen) në pushtet strukturat politike (edhe të reja) dhe pse paguhen ato! Sigurisht për mbajtjen nën sundim të huaj të shqiptarëve, jo për punë atdhetarie, siç mund të shiten sot këta të kaolicionit VLEN, siç janë shitur deri dje pararendësit e tyre nga radhët e BDI-së.

7. Kujdes nga politikanët pa asnjë provë se kanë bërë diçka të dobishme deri më sot për interesat e kombit shqiptar. Zgjidhja e disa çëshjeve me interes global, si anëtarësimi në NATO dhe BE i vendit, janë çështje ndërkombëtare, jo agjenda partiake, siç i ka shitur politika e shqiptarëve deri më sot.

(19. 5. 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments