Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka reaguar pas deklaratave të partive politike lidhur me punën e anëtarëve të KSHZ. Ky institucion shpalos shqetësimin e veçantë për ngjarjet që janë përhapur në opinion nga deklaratat e partive politike dhe të bartësve të pozitave të larta qeveritare, të cilat i referohen punës së KSHZ në lidhje me trajtimin e kundërshtimeve për zgjedhjet parlamentare. “Ju njoftojmë se përveç poshtërimit dhe ofendimit personal dhe si anëtarë të institucionit më të lartë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, jemi të ekspozuar edhe ndaj presioneve politike publike të pabaza dhe të papërshtatshme dhe kërcënimeve për përgjegjësi penale për shkak të vendimeve të marra nga KSHZ”, thuhet në komunikatën e tyre.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
“Përveç kësaj dhe duke ndjekur kontekstin dhe intensitetin e sulmeve, sharjeve dhe fyerjeve, ne jemi gjithashtu të shqetësuar se është e mundur që ato të kthehen në sulme personale ndaj sigurisë sonë. Ju njoftojmë se KSHZ-ja i ka zhvilluar zgjedhjet në mënyrë profesionale, transparente dhe vetëm në bazë të ligjit, të cilin e vërtetojnë të gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë”.
Nga atje thonë se përkundër shqetësimeve që kanë, me shkallën më të lartë të integritetit, në bazë të një kontrolli publik të materialit zgjedhor, KSHZ-ja i vërtetoi faktet dhe vendosi për kundërshtimet e paraqitura nga pjesëmarrës të ndryshëm për 110 vendvotime, nga të cilat, bazuar në prova të arsyetuara, ka miratuar kundërshtime vetëm për 7 vendvotime për të cilat ka pasur bazë ligjore, ndërsa të gjitha 103 vendvotime të mbetura janë refuzuar si të pabazuara dhe asnjë pjesëmarrës në zgjedhje nuk ka paraqitur padi për to.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
“Për KSHZ-në janë të papranueshme sulmet, presionet dhe ndërhyrjet e partive të caktuara politike dhe individëve nga Qeveria teknike në procedurat zgjedhore si dhe në punën dhe vendimmarrjen e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative”.
Për të gjitha këto sot në mbledhjen e KSHZ-së është njoftuar ambasadorja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Xhilian Streek, thonë nga KSHZ.