Në Maqedoni sot do të sillet i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski – Palco.
Sipas informacioneve fillestare, ai duhet të arrijë sonte në aeroportin e Shkupit, me avion civil dhe i shoqëruar nga policët turk.
Nga MPB-ja për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas informacioneve fillestare, Palevski duhet të “mirëpritet” nga anëtarët e SAE “Tiger” në aeroportin e Shkupit.