14.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeQytetarët maqedonas u besojnë më shumë institucioneve fetare dhe e konsiderojnë Serbinë...

Qytetarët maqedonas u besojnë më shumë institucioneve fetare dhe e konsiderojnë Serbinë si aleatin e tyre më të madh, tregon anketa e IRI.

Qytetarët maqedonas besojnë se ekonomia dhe korrupsioni janë problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi, sipas sondazhit të fundit shumëkombësh për Ballkanin Perëndimor nga Qendra për Hulumtime të Anketave (CISR) të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI). Në përqindje, 31% e maqedonasve konsiderojnë si problemin më të madh çmimet e larta dhe inflacionin, ndërsa korrupsioni është në vendin e dytë me shqetësime te 22% e qytetarëve.

Sondazhi mbulon disa segmente, duke përfshirë pyetjen se cilit politikan apo personazh publik i besoni më shumë. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përqindjen më të lartë të popullaritetit me 14%, pasuar nga Ali Ahmeti, Maksim Dimitrievski dhe Stevo Pendarovski me nga 5%.

Qytetarët janë pyetur edhe se në cilat institucione kanë më shumë dhe në cilat më pak besim. Sipas anketës së IRI-së, banorët maqedonas (25%) u besojnë më së shumti institucioneve fetare dhe ushtrisë (16%). Ata kanë më pak besim te partitë politike, parlamenti dhe gjykatat.

Sa i përket marrëdhënieve me vendet e tjera dhe se cilin shtet e shohin si aleatin e tyre më të madh, 34% e maqedonasve e shohin Serbinë si mikun e tyre më të ngushtë, pasuar nga SHBA-të me 17 dhe Turqia me 12% mbështetje. Qytetarët maqedonas (23%) e shohin Bullgarinë si kërcënimin më të madh, ndërsa Rusia është në vendin e dytë dhe 12% e të anketuarve e shohin atë si kërcënim.

Anketa është kryer në vendet e Ballkanit Perëndimor në periudhën nga 2 shkurti deri më 5 mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments