Lidhur me informacionet nga BDI për destabilitet të mundshëm nëse BDI nuk qëndron në pushtet, dërgojmë njoftimin në vijim:
VMRO-DPMNE refuzon me ashpërsi akuzat e pabaza dhe taktikat frikësuese të përdorura nga BDI. Populli maqedonas u shpreh përmes proceseve demokratike dhe përpjekjet për të minuar vullnetin e tij janë të papranueshme.
Përpjekjet e BDI-së për ta paraqitur veten si mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve nuk janë gjë tjetër veçse një fasadë për t’u kapur pas qeverisë me çdo kusht. Përvoja e tyre flet shumë për qëllimet e tyre të vërteta. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin e shqiptarëve të Maqedonisë “Vredi”, qëndron për drejtësi, transparencë dhe përfaqësim real për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Ne nuk do të prekemi nga taktika apo kërcënime përçarëse.
Fokusi ynë është ruajtja e sundimit të ligjit, promovimi i unitetit dhe avancimi i interesave të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike.
I bëjmë thirrje BDI-së që të angazhohet në mënyrë konstruktive në proceset demokratike në vend që të përdorë frikën dhe taktikat e manipulimit.
E ardhmja e Maqedonisë qëndron në bashkim, jo në ndarje.